Liverpul shpeton nga kriza financiare

Liverpuli eshte shume prane daljes nga kriza financiare qe ka pushtuar nje nga klubet me te medha te Anglise dhe Evropes. Ne nje komunikate te publikuar ne adresen zyrtare ne internet presidenti Martin Broughton ka bere te ditur se klubi do te kaloje ne pronesine e kompanise New England Sports Ventures e cila zoteron dhe gjigantet e bejsbollit amerikan skuadren e Bostonit Red Sox.
Jam shume krenar qe arritem te mbyllnim me sukses procesin pere shitjen e klubit nje kompanie me filozofi fituese qe e ka treguar kete me titujt e fituar nga skuadra e Red Sox pertej oqeanit lexohet ne komumikaten per shtyp.
Ndryshimi i pronareve eshte nje lajm i rendesishem per skuadren e Liverpulit qe po kalon nje moment kritik si pasoje e krizes financiare. Klubi anglez u ble ne vitin 2007 nga amerikanet Tom Hicks dhe George Gillett 252 milione euro por nen drejtimin e tyre klubi u zhyt ne borxhe duke arritur shumen rekord prej me shume se 270 milione eurosh qe duhet ti shlyje Royal Bank te Skocise brenda 15 tetorit.
Ende nuk jane dhene detaje financiare ne lidhje me shitjen e Liverpulit nderkohe qe mediat britanike bejne te ditur se kompania amerikane do te paguaje rreth 250 milione euro dhe do te marre persiper shlyerjen e borxheit te klubit.
Nertan Prifti