E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli Anfield do te ndryshoje pamje

Drejtuesit e Liverpulit kanë bërë të ditur se planifikojnë rimodelimin e “Anfield Road”, në vend të ndërtimit të një stadiumi të ri në “Stanley Park”.

Kapaciteti i stadiumit të “The Reds” pritet të shkojë nga 45,276 në 60,000 ndërsa projekti pritet të kushtojë rreth 150 milionë paundë, ku përfshihet edhe ndërtimi i një hoteli. Këshilli bashkiak i qytetit ka siguruar një grant prej 25 milionë paundësh për të krijuar hapësirat e nevojshme për zgjerimin e tij.

“Ky është hapi i parë, sepse nevojitet më shumë hapësirë, gjë që pritet të aprovohet”, tha drejtori i menaxhimit te Liverpuli, Ian Ajre. “Por, ky është një moment domethënës. E sotmja përfaqëson një hap të madh përpara për stadiumin e ri Anfield”.

Plani i përgjithshëm ende nuk është zbuluar, gjë që pritet të bëhet në muajt e ardhshëm, pas një konsulte me publikun. Shpresohet që punimet të nisin në vitin 2014. Ristrukturimi pritet të prekë zgjerimin e “Main Stand” dhe fundin e “Anfield Road”. Ende nuk është përcaktuar vendndodhja e hotelit. Qytetarë rezidentë në ambjentet përreth stadiumit ngritën shqetësimet e tyre në fillim të këtij viti, teksa mbetet ende e paqartë se sa shtëpi do të preken nga zgjerimi i stadiumit. Ky proçes do të mbyllë disa rrugë pranë “Anfield”, siç janë “Lothair Road”, “Alroy Road” dhe “Sybil Road”, teksa qindra pronarë në të katër anët e stadiumit do të kompensohen.

“Ky është një hap i madh për klubin e futbollit, por me më shumë rëndësi për rezidentët në këto anë”, shtoi Ajre. “Ne mirëpresim mundësinë e pjesëmarrjes në këtë partneritet, duam të falënderojmë kryebashkiakun e Liverpulit, Xho Anderson, dhe këshillin për kohën dhe mbështetjen që na kanë dhënë, për të marrë kështu vendimin e duhur. Liverpuli festoi 120 vjetorin gjatë këtij viti në Anfield, kështu që nuk ka aspak dyshime se ky stadium është shtëpia shpirtërore e këtij klubi. Preferenca jonë ka qenë gjithmonë qëndrimi në këtë mjedis”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›