Liverpuli pranon kushtet e Leverkusen për Virc, bën gati 150 mln euro

Transferimi i Virc në “Anfield Road” është çështje orësh pasi Liverpuli në ofertën e tretë të dërguar në Gjermani ka plotësuar kërkesat ekonomike të Bajerit.
Florian Virc do të bëhet gjermani më i shtrenjtë në merkato pasi Liverpul ka bërë gati plot 150 milionë euro për mesfushorin, i cili pritet këtë javë në Angli për të finalizuar transferimin pas vizitave mjekësore.