Ljajiç prezantohet te Roma

Në kohën kur Tottenhami prezantonte blerjen më të shtrenjtë të tij, Erik Lamela, i cili i kushtoi "Spurs"-ave plot 30 milionë euro, Roma prezantonte blerjen e saj të re, atë që do të zëvëndësojë argjentinasin, Adem Ljajiç. Në një konferencë për shtyp talenti serb ka zhvilluar konferencën e parë për shtyp si futbollist i verdhekuqve.
"Sapo kam mbërritur dhe kam bërë dy stërvitje me skuadrën. Pres të arrij në Europë. Milan? Kam folur më parë me drejtuesit e Fiorentinës por nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Këtu luhet me topin në tokë, bëhet një futboll i bukur. Me Romën kam humbur disa herë", tha në konferencën për shtyp Ljajiç.
Sulmuesi serb i kushtoi Romës 11 milionë euro plus 4 milionë bonuse. /indeksonline/