E Diel, 1 Nëntor 2026

Ljuboja: Ikja e Canes, humbje për MarsejënSulmuesi i Grenoble, Danijel Ljuboja, tha përpara ndeshjes kundër Olimpikut të Marsejës,se formacioni marsejez është më i dobët se sezonin e kaluar.

Lorik Cana ka disa javë që është bërë pjesë e Sandërlendit në kampionatin anglez, por në Francë vazhdojnë ta kujtojnë me respekt e vlerësim. Sulmuesi i Grenoble, Danijel Ljuboja, tha përpara ndeshjes kundër Olimpikut të Marsejës,se formacioni marsejez është më i dobët se sezonin e kaluar. “Blerjet e këtij viti kanë qenë të mira, por unë mendoj se Marseja ka humbur lojtarë të rëndësishëm, si Lorik Cana. Për mendimin tim, ata ishin më të mirët vitin e kaluar. Kanë nevojë të rindërtojnë ekipin”, - tha Ljubija gjatë një konference për shtyp.

E Shtune, 08 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›