E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirlo: Nuk doja të ikja nga Milani“Dëshiroja të qëndroja te Milani, nuk kam kërkuar kurrë të largohem"

Edhe pse u fol për një transferim të tij te Çelsi, mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo (30 vjeç), vendosi përfundimisht të qëndroj në Itali: “Dëshiroja të qëndroja te Milani, nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Dua që gjërat të qartësohen: nëse unë do të kuptoja që objektivat e Milanit nuk do të ishin tepër të larta, unë do të isha tani te Çelsi. Ne jemi Milani, ne duhet të luftojmë për të fituar. Ne nuk mund të humbim Ligën e Kampioneve, Kupën e Italisë”, - tha Pirlo për “Gazzetta dello Sport”.

E Shtune, 08 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›