Lleshi takim me gratë e burgosura: Ushtroni të drejtën e votës
Tiranë- Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Leshi ka zhvilluar sot një takim me gratë e burgut 325, në kuadrë të të trajnimeve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon për informimin dhe sensibilizimin e zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013.
Lleshi shprehu rëndësinë e informimit të kësaj kategorie zgjedhësish për mënyrën e votimit dhe pjesëmarrjen në votime. Ajo u shpreh e kënaqur që institucioni që drejton, duke thënë se KQZ-ja në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve, do të bëjë të mundur që kjo kategori zgjedhësisht në 23 qershor do të ushtrojë të drejtën për të votuar, pavarësisht kufizimit të lirisë së tyre.
E drejta e votës është e drejtë kushtetuese të cilën ju duhet ta ushtroni në mënyrë individuale. E drejta e votës është një e drejtë e pamohueshme pavarësisht kushteve në të cilat ushtrohet ajo. KQZ po punon për të arritur standardet për zgjedhje të lira, të pavarura e të pakontestueshme,- tha ajo.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Dibra shprehu rëndësinë e trajnimeve të KQZ-së në sistemin e Institucioneve të Ekzekutimit të Denimeve Penale, për informimin e kësaj katëgorie të shoqërisë për mënyrën e votimit për zgjedhjet e 23 qershorit.
Ndërkohë sot u mbajt dhe seanca e radhës në KQZ ku u bë miratimi I disa projektvendimeve. Mes të cilave ai Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme të datës 23 Qershor 2013, të cilat do të mbahen në disa zona të vendit.