E Enjte, 5 Nëntor 2026

Llixhat e Elbasanit, frekuentim i lartë nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Llixhat e Elbasanit gjatë gjithë vitit janë të tej mbushura. Përveç qytetarëve shqiptarë në këto llixha gjen edhe shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilët tashmë prej vitesh janë frekuentues të tyre. Arsyeja kryesore për ta është cilësia e ujit të llixhave por edhe çmimet e arsyeshme.

Këto 4 muajt e parë të këtij viti janë kuruar mbi 1800 pacientë  të ardhur nga Kosova dhe  Maqedonia e Veriut si dhe për sezonin kurativ të pranverës, llixhat tashmë janë të pronotuara.

Analizat e ujërave të këtyre burimeve të cilat shfrytëzohen prej afro 80 vitesh kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, sëmundjeve kardiovaskulare dhe reumatike etj.

Gazetare: Amela Kocerri

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›