Konaku i Rrajçës, grupi artistik i fshatit dhuron koncert për banorët vendas

Rrajca është një nga fshatrat që e ruan ende historinë dhe traditat kulturore. Grupi artistik i fshatit ka dhënë koncert në qendren kulturore të qytetit të Prrenjasit në prani të banorëve vendas të apasionuar pas folklorit të pasur të kësaj zone.
Në program, vend të veçantë zinin vallja e Rrajcës, këngët popullore dhe prezantimi i kostumeve të reja popullore.
Në Rrajcë thuhet se fëmijët lindin valltarë dhe këngëtarë të talentuar.
Edhe sot, vallet e Rrajces interpretohen nga valltarët e Ansamblit Shteteror të Valleve sidomos vallja e Shpatave dhe ajo Dyshe.
Konaku i Rrajcës jepet për të dytin vit rradhazi në qendrën kulturore në Prrenjas.
Në Festivalin Kombëtar Folklorik që do organizohet në Gjirokastër, grupi i Rrajcës do paraqitet me 3 valle të kënduara dhe me kostumet e reja kombëtare.
Në repertorin e vet artistik, Ansambli Rrajca ka mbi 20 valle ku 9 prej tyre të shoqëruara me mbi 20 këngë popullore dhe 5 lloje kostume kombëtare të zonës.
Gazetare: Klea Neli
/rtsh/