E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llorente: Tek Juvja për kampionatin dhe Champions

Prezantohet sulmuesi: Kam karakteristika të ngjashme me Ibrën

lorenteFernando Llorente flet për herë të parë si futbollist i Juventusit. Gjatë prezantimit të tij, 28-vjeçari tha se Zonja e vjetër është skuadra e duhur ku do të arrijë të ringrihet si futbollist pas marrëdhënieve të tensionuara me ish-klubin e tij, Atletik Bilbao. Vendosa të nënshkruaja me Juventusin sepse është skuadra më e rëndësishme që më ka kërkuar. Të jesh pjesë e kësaj skuadre, është një ëndërr. Problemet që pata me Atletik Bilbaon ndikuan në cënimin e imazhit tim, ndaj mendoj se Juventusi është skuadra e duhur ku duhet të ringrihem. Pse zgjodha numrin 14? Thjesht më pëlqen dhe mendoj se do të bëj mirë duke veshur bluzën me këtë numër.
Posti
Llorente nuk e sheh veten të privilegjuar sa i përket vendit të titullarit, madje tregohet i matur kur pyetet për numrin e golave që do të shënojë në një sezon. Te Juventusi nuk janë vetëm dy sulmues, por 6 dhe që të gjithë mund të japim kontributin tonë në këtë skuadër. Nuk më shqetëson shumë numri i golave qe duhet të shënoj, sepse gjëja më e rëndësishme është ta ndihmoj skuadrën që të fitojë titullit e tretë radhazi kampion, diçka që mungon që nga viti 1935. Shpresoj që eksperienca me Juventusit të më ndihmojë që të rikthehem në kombëtaren spanjolle. Ky vit ishte i vështirë, sepse nuk kam luajtur sa duhet.
Champions
Llorente konsiderohet sulmuesi që i ka munguar Juventusit në Champions Ligë, por ai shfaqet i kujdesshëm kur flitet për pritshmëritë që kanë tifozët tek performanca e tij. Sa i përket Championsit, mund të them se është një kompeticion shumë i vështirë, ku duhet të ecën dalëngadalë, hap pas hapi. Në Europë duhet të përballemi me skuadra shumë të forta, por ne duhet të ruajmë qetësinë. Cilin sulmues preferoj në krah? Nuk kam preferenca, të gjithë janë lojtarë të mëdhenj dhe unë jam i lumtur që luaj përkrah tyre.
Ibra
28-vjeçarit I pëlqen krahasimi me Zlatan Ibrahimovic. Ibrahimovic është një lojtar i madh dhe unë besoj se kemi cilësi të ngjashme. Ibra më pëlqen shumë, e kam ndjekur në disa ndeshje.

Marota: Nuk kemi vend për Jovetic
Administratori i deleguar i Juventusit, Bepe Marota sqaroi se me zyrtarizimin e Fernando Llorentes është kompletuar reparti i sulmit bardhezi, duke hedhur poshtë mundësinë e blerjes së Stefan Jovetic nga Fiorentina. Ai deklaroi se marrëdhëniet e Juves me Fiorentinën nuk janë të mira, megjithatë ai vuri në dukje se deri në fund të merkatos gjithçka mund të ndodhë. Por që Juvja të marrë malazezin e Fiorentinës, më përpara duhet të shesë dy lojtarë midis Vucinic, Kualjarela dhe Matri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›