E Diel, 1 Nëntor 2026

Llotaria Kombetare Shqiperia sukses

"Austrian Lotteries", kompania që ka të drejtën e Llotarisë Kombëtare e konsideron si sukses hyrjen e saj në tregun shqiptar.

"Që nga shorti ynë i parë në 21 prill, gjithmonë e më shumë njerëz po marrin pjesë në lojërat që zhvillojmë. Tani konsumatorët janë të familjarizuar me kompaninë dhe produktet tona. Pra mund të themi që kemi patur një fillim të suksesshëm", thotë Peter Simoner, drejtor ekzekutiv i Llotarisë Kombëtare Kompania ka marrë nga Qeveria shqiptare të drejtën ekskluzive për organizimin e 7 lojrave të fatit në Shqipëri me një afat dhjetëvjeçar. "Ne kemi kryer studime të hollësishme të tregut, para se të hynim në Shqipëri. Investimi ynë këtu është afatgjatë dhe nuk kemi qëllim që të rikuperojmë menjëherë kostot, por kemi në plan zhvillimin dhe rritjen në mënyrë të përgjegjshme të tregut", tha Simoner. Loja e parë e Llotarisë Kombëtare është ajo që quhet 6 nga 39, por kompania thotë se shumë shpejt do të ketë të tjera lojëra. "Ky është një produkt që ofron 100 milionë lekë të garantuara për fituesit dhe është i kombinuar me një probabilitet të lartë fitimi. Ndërkohë që gjatë muajve në vijim, brenda këtij viti do të ketë edhe të tjera lojëra si arka e thesarit", tha Simoner. Së fundmi kompania ka prezantuar edhe produktin e ri me emrin 'Jackpot Loto', shorti i parë i të cilit u hodh në 7 korrik me një vlerë prej 150 milionë lekë dhe që rritet në çdo javë.     / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›