E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta tur falenderimesh

Ilir Meta ka vijuar turin e falenderimeve në Çorovodë ku siç ai tha, LSI doli forcë e parë politike e kjo së bashku me rezultatin në nivel vendi sipas tij është tregues i punës që Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë në raport me njerëzit e thjeshtë dhe problemet e tyre.

"Eshtë vetëm fillimi i rritjes sonë, do të vazhdojmë të rritemi akoma më tej sepse ne gjithçka e bazojmë tek puna e vazhdueshme dhe tek përmirësimi i i vetvetes, sepse duke u fuqizuar LSI-ja, forcohet stabiliteti i vendit, ndihmohet çdo qytetar shqiptar që të shikojë një politikë që merret me ekonomitë dhe jo me retorika boshe", tha Meta. Sipas zotit Meta, LSI do te vazhdoje rritjen e saj pa u ndalur. Rritja e LSI-së është mesazhi më i qartë se shqiptarët duan të ecet më shpejt në rrugët e stabilitetit, e ndryshimeve, në rrugën e integrimit, punësimit në rrugën e përqendrimit të të gjithë energjitë e politikës tek ekonomia, punësimi dhe cështjet më jetike", tha Meta. Per Ilir Meten, Shqiperia ka sot nevoje per nje politike qe flet me pak dhe zgjidh me shume problemet e qytetareve / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›