Lobimi i PD në SHBA, Rama: Kontratë lebetitëse! Sollën “Latifin” t’i vërë në kokë kapelen bufit, versioni më qesharak i Trump

Kryeministri i vendit, Edi Rama në rubrikën e sotme “Sy m sy” u ndal te hetimi i nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.
Kreu i qeverisë e quajti kontratë “lebetitëse”, ndërsa ironizoi edhe LaCivita, strategun e fushatës së PD. Kreu i qeverisë tha se LaCivita ka marrë pjesën e tij të parave për të vënë në kokën e Berishës një kapele e cila e ka shndërruar në “versionin më qesharak të Trump”.
Rama: Kemi për të folur për atë kontratën patriotike që u shfaq si një ndihmë e çmua për të gjithë ata që s’kanë dashur të shikojnë, dëgjojnë dhe kuptojnë. Tani e kanë para syve një shëmbëlltyrë të të gjithë përrallave që kanë dëgjuar dhe kanë dashur të besojnë. Një kontratë patriotike.
Janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
Pse duheshin 6 mln dollarë nëse damka ishte pasojë e një komploti mes meje dhe Soros?
Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët.
Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë./vizionplus.tv