E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jep dorëheqjen se ke Veliajn në burg, skandal”, Rama: Këto teori nuk funksionojnë! PS rezultat historik më 11 maj

Një nga qytetarët, të cilëve kryeministri Rama vendosi t’i përgjigjej në rubrikën e sotme “Sy m sy”, i kërkoi kryesocialistit të japë dorëheqjen, pas arrestimit të kryebashkiakut të bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj.

Por kryeministri Rama tha se Reforma në Drejtësi po funksionon vetëm falë PS-së dhe për këtë aryse, socialistët do të marrin rezultat historik më 11 maj. Kryeministri theksoi se për herë të parë populli po shikon përpjekje serioze për të vendosur barazinë para ligjit.

“Deri kur ne bëmë Reformën në Drejtësi, askush nuk bëri asnjë hap për të çliruar drejtësinë nga kthetrat e pushtetit politik”, tha Rama ndër të tjera.

-Jep dorëheqjen, ke kryetarin e bashkisë në burg, skandal.

Rama: Unë e di që këto procest hetimore janë shpresa e vetme e kënetës dhe moçaleve të vogla. Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin, mendojnë se mund ta realizojnë nga një anë duke nxitur SPAK dhe duke menduar se SPAK dop shkrijë PS dhe nga ana tjetër duke bërë këtë presionin qesharak, “ja si mund të votohen këta, kanë gjysmën e partisë në burg”. Pikërisht se populli është një shkallë më lart nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë dhe bën një arysetim. Pse nuk ndodhën përpara këto procese? Pse nuk ndodhi më parë që një person me pushtet të hetohej, të ndalohej, të dënohej? Pse ndodh sot? Ndodh për shkakun tënd apo për shkakun e kënetës ku pllaquritesh edhe ti me të tjerët? Kjo teoria jep dorëheqjen se është ky në burg dhe është ai në burg nuk funksionon. Një nga aryset që PS do marrë rezultatin më të mirë historik nën drejtimin tim është fakti që populli po shikon për herë të parë përpjekje serioze për të vendosur barazinë para ligjit./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›