E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lobisti i Berishës, Tom Ridge, mbron muxhahedinët iranianë

tom-Ridge-MEKSi rrallë ndonjëherë, Shqipëria është protagoniste në mediat e huaja këto ditë, sidomos në mediat amerikane. Kjo për shkak të lajmit se në Tiranë kanë mbërritur 14 muxhahedinët e parë iranianë.

Por çfarë janë muxhahedinët iranianë?

Janë një grupim që pretendon se është opozita e regjimit iranian. Ata thonë se do bëjnë rezistencë paqësore ndaj regjimit iranian.

Më shumë se 3 mijë muxhahedinë jetojnë në Irak, në një bazë ushtarake amerikane, por kanë rënë pre e sulmeve disa herë.

Deri në vitin 2001, ata njiheshin si një organizatë terroriste, por më pas u hoqën nga lista e grupeve terroriste.

Njeriu që ka lobuar për heqjen e tyre nga lista e grupeve terroriste është një emër i njohur në skenën politike shqiptare. Bëhet fjalë për Tom Ridge, lobistin e qeverisë shqiptare në Amerikë.

Ai madje ka deklaruar se muxhahedinët do rrëzojnë regjimin autoritar në Teheran.

Nuk dihet nëse ai qëndron pas zhvendosjes së muxhahedinëve në Shqipëri. Ata po ruhen në kushte të rrepta sigurie.

Gazeta Dita shkruan se Ridge ka marrë qindra mijëra dollarë nga qeveria shqiptare për të lobuar në SHBA.

Kontrata më e bujshme është ajo e vitit 2007, kur qeveria e Berishës i dha firmës së Ridge rreth 500 mijë dollarë.

Ridge ka punuar si Sekretar i parë për Sigurinë Kombëtare. Në vitin 2005 ai u prezantua si këshilltar i Berishës./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›