Meta: Vajza ime, Era, nuk është e kënaqur nga aleanca me Partinë Socialiste
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke folur për Tonight të Ilva Tares, tha se për të është kënaqësi që të dalë në një debat me Sali Berishën, edhe pse kjo do e mërzisë vajzën e tij të vogël.
Meta thotë se Era nuk është e kënaqur nga aleanca me Partinë Socialiste.
Duke folur për çështjen e moralit në këto aleanca, Meta tha se morali është rrotacioni.
Meta ripërsëriti qëndrimin e tij se 21 janari ishte një ngjarje e dhunshme ndaj institucioneve.
Kurse për çështjen e video- skandalit, Meta tha se ajo i përket të kaluarës.
I pyetur për kandidimin si i pavarur të Agron Dukës, Meta tha se ai do shkaktojë dëm, por ata shpresojnë se ato të jenë sa më të kufizuara.
Duke komentuar deklaratën e Ramës se nuk mund të kandidoheshin dy kunetër në një qark, Meta tha se kjo deklaratë nuk duket shumë bindëse sepse gjithkush ka kontributet e tij.
Meta tha se shpreson se do të ketë reflektim dhe dialog me Arben Malajn, pasi ai është një socialist me kontribute të hershme./ep