E Shtunë, 31 Tetor 2026

Logu i Bjeshkëve bashkon Shqipëri-Kosovë e Mal i Zi

Logu i Bjeshkeve, nje aktivitet kulturor me vlera dhe element tradicional ka bashkuar ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise se shtetit shqiptar Malin e Zi, Malesine e Madhe dhe qytete te Kosoves.
 

I kthyer ne event te pervitshem, edhe kesaj here u promovuan vlera te folkut shqiptar, te veshjeve,kultures dhe zakoneve te malesorit.
Per ore te tera u argetuan qindra te pranishem, ku mori pjese edhe zv.Ministri i Brendshem, Ferdinad Pone, si dhe deputeti i qarkut te Shkodres Gjoke Uldedaj, duke i dhene nje suport zhvillimit te turizmit te kesaj treve.
 

Spektakli ka kulmuar edhe me zgjedhjen e Miss Bjeshkes 2012, nje event qe u fitua nga 17-vjecarja Marsela Bujaj, ku kryetar jurie ishte vete deputeti i PD-se, Gjoke Uldedaj.
 

Nje organizim i tille u be kesaj here edhe me i vecante, duke i kushtuar nje rendesi me te madhe promovimit te vlerave kulturore dhe turistike ne kuader te 100- vjetorit te pavaresise se Shqiperise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›