Situata në miniera, Nikolla: Grevë në shtator, nëse nuk merren masa

Nëse qeveria nuk do të ngrejë një task-forcë të posacme për të riparë të gjitha licensat dhe kontratat koncensionare për galeritë e minierave, Konfederata e Sindikatave paralajmëron nisjen e një tjetër greve nga minatorët.
Kreu i Konfederatës, Kol Nikolla thotë se duhen rishikuar të gjitha projektet e kërkimit dhe shfrytëzimit në miniera, për ti realizuar ato sipas standarteve të duhura teknike. Në të kundërt paralajmëron Nikolla, në shtator do të nisin greva pa afat.
Kreu i Sindikatave ka denoncuar situatën e vështirë në të cilën përballen cdo ditë minatorët, ku si pasojë në vazhdimësi po humbin jetën minatorët që punojnë në këto galeri. Si pasojë e këtyre kushteve vetëm një ditë më pare, tha Nikolla,ka humbur jetën një minator.