E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: BE pranon çdo zgjidhje që respekton Kushtetutën


Kreu i Komisionit Europian , Helmut Lohan duke folur për situatën politike në vend ka deklaruar se Bashkimi Europian pranon çdo zgjidhje të situatës politike që respekton Kushtetutën. Ai deklaroi se BE pranon çdo zgjidhje me parimet e transparencës.
Deklarata e Lohan vjen në kohën kur ambasadori i OSBE-së, Bosch pohoi se palët politike kanë në tavolinë një marrëveshje për zgjidhje, të cilën duhet ta pranojnë.
Kryeministri Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se në tryezën e tij nuk ka asnjë draf-marrëveshje.
Nga ana tjetër, PS deklaron se ndodhet pranë një zgjidhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›