E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD,Forumi i Gruas: Zgjidhje sipas ligjit



Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, është shprehur se Partia Socialiste ka krijuar një situatë anadollake në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke shtuar se gratë greviste po nxisin urrejtjen popullore. Këto deklarata Bregu i bëri gjatë një konference të mbajtur në ambientet e selisë së PD- së në Tiranë, nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë.

Në këtë takim parapërgatitor të mbajtur para zhvillimit të zgjedhjeve në këtë Forum, ka folur dhe deputetja dhe kryetarja e kësaj Lidhjeje, Albana Vokshi, e cila duke iu referuar grevës së Partisë Socialiste u shpreh se ndryshimet kushtetuese arrihen në rrugë institucionale dhe jo me protesta pa kuptim.

Në këtë takim të mbajtur dhe për ndryshimin e statutit të kësaj lidhjeje kanë marrë pjesë dhe gra përfaqësuese të Partisë Demokratike, midis të cilave dhe deputetet Lajla Përnaska, Mesila Doda, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›