E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Duhet demokraci funksionale

Ambasadori i KE-së në vendin tonë, Helmut Lohan ka bërë apel për një demokraci parlamentare funksionale duke theksuar se funksionimi i plotë i demokracisë është shumë i rëndësishëm. Ai ka kërkuar që politikanët të përcaktojnë prioritetet për vendin. Lohan nënvizoi se Bashkimi Europian po përgatit oponionin për Shqipërinë.
Ndërkohë, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ka cilësuar si të pashembullt kërkesën e PS-së në Strasburg për heqjen e kredencialeve të delegacionit Shqiptar.
Sipas saj, të kërkosh kthim mbrapa, është e turpshem. "Ajo që ndodhur me PS-së në Strasburg është e pashembullt.
është e turpshme të kërkosh kthim mbrapa. Kjo nuk bëhet në interes të shqiptarëve", pohoi ajo.
Deklaratat e ambasadorit Lohan dhe ministres Bregu u bënë në
Forumin e tretë rajonal të Ballkanit Perëndimor për Bashkëpunim Ndërkufitar .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›