E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pano, trupi i mbretit të futbollit shqiptar sot në Tiranë

Trupi i Panajot Panos, pritet te mberrije sot në Tiranë. Mbreti i futbollit shqiptar u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 71 vjeçare, pas një infarkti.
Pano ndërroi jete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndodhej për një vizitë familjare. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, dita kur Panajot Pano do të shoqërohet në banesën e fundit, do të jetë ditë zie kombëtare. Flamujt në institucione do të ulen në gjysmë shtizë, RTVSH do të transmetojë muzikë funebre.
Me vendim te qeverise shpenzimet për transportimin e trupit dhe ceremonitë do të paguhen nga MTKRS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›