Lohan: Konsensusi politik, ecuri për ligjet dhe drejtësinë

Konsensusi politik do të sjellë ecjen përpara të ligjeve dhe drejtësisë. Kështu është shprehur ambasadori i KE-së në Tiranë Helmut Lohan gjatë ceremonisë së mbylljes së misionit Euralius në Tiranë.
Sipas tij studimi i ligjit duhet të vijë nga një vizion i gjerë dhe rregullat të vendosen nga një konsensus politik.
Ai gjithashtu theksoi se vendi ynë duhet t'i përmbahet të gjitha kushtet e vendosura nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Më tej Lohan i bëri thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të punojnë me kurajo dhe mos të punojnë sipas bindjeve politike.
Ndërkohë duke iu referua misionit Euralius Lohan theksoi se asistenca e këtij misioni ka përmirësuar legjislacionin shqiptar.
Sipas tij misioni Euralius ka sjellë ekspertizë nga vendet e Bashkimit Europian duke shtuar se BE-ja ka investuar 4.5 milionë euro.