E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton ligjin për akcizat

Presidenti Bamit Topi dekreton ligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e NATO-s "Për komunikimin e informacionit teknik për qëllime të mbrojtjes".

Po ashtu Presidenti ka dekretuar edhe ligjin "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në "Marrëveshjen për mbrojtjen e ndërsjellë të teknologjive sekrete në fushën e mbrojtjes dhe për të cilat është bërë aplikimi i patentës".

Kreu i shtetit ka dekretuar ligjin "Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Estonisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat".

Presidenti ka dekretuar ligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 "Për akcizat", të ndryshuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›