E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja fiton titullin, kujtohet Lorik Cana

Ne merkaton e veres la ekipin e Marsejes, per t'u bashkuar me ekipin e Sanderlendit. Skuadra franceze eshte shpallur zyrtarisht kampione e Frances, por nuk eshte harruar emri i Lorik Canes. Ai eshte rikthyer dhe kujtuar gjate nga tifozet e klubit francez. Mediat francezi i kushtojne nje vemendje te vecante, pas insistimit te tifozeve dhe lojtareve te Marsejes, me te cilet Cana kaloi tre sezone te shkelqyera. Nje pjese te suksesit, i dedikohet lojtarit te ekipit tone kombetar. Edhe pse ai e la ekipin e tij pas tre sezoneve, pa mundur dot qe te gezohet ne fund me nje titull kampion, mbetet ende i admiruar dhe i respektuar nga tifoze te shumte franceze. Cana, shume popullor ne Marseje ishte kapiten me kete skuader per tre sezone. Me te njejtin rol edhe ne Angli te Sanderlendi ai luajti 31 ndeshje dhe ndihmoi skuadren e tij per te qendruar ne Premier Lige. Tifozet e "Maceve te Zeza" ne Angli e votuan mesfushorin shqiptar, si me te miren e formacionit te tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›