Lohan do rol në filmin

Lindsay Lohan në profilin e saj në Twitter ka shprehur dëshirën që të luajë me Jennifer Lawrence në "Thelma and Louise", por në stilin ala “Natural Born Killers”. Jennifer Lawrence u bë e famshme me filmin "Hunger Games".
Problematikja Lindsay Lohan duhet që së bashku me yllin e filmit, "Hunger Games", Jennifer Lawrence të luajë në rixhirimin "ultra të dhunshëm" të një prej veprave kult të fillim viteve të nëntëdhjeta, "Thelma and Louise".
"Jennifer është një gjeni dhe unë dua të punoj me të në këtë film", ka shkruar Lindsay në Twitter e saj. Në filmin e xhiruar në vitin 1991, rolin e mikeshave në arrati e kanë luajtur Susan Sarandon dhe Gina Davis.