NGOM Fest 2013

Me përvojën e viteve të kaluara dhe me shumë energji të reja, stafi i “NGOM Fest” ka filluar përgaditjet për edicionin e ri të festivalit të muzikës dhe aktivizmit.
Datat zyrtare kur do të zhvillohet edicioni i tretë i “NGOM Fest”-it janë 5, 6 dhe 7 korrik 2013, ndërsa nikoqir edhe kësaj rradhe do të jetë Prizreni.
"NGOM Fest" ka lindur si një ide origjinale e një grupi të rinjësh aktiv në jetën sociale në Prizren dhe Kosovë. Realizimi me sukses i edicionit të parë të këtij festivali në qershorin e vitit 2011 bëri që ekipi i festivalit të përkushtohet edhe më shumë për zhvillimin e këtij evenimenti duke synuar që “NGOM Fest” të bëhet një ngjarje e rëndësishme në hartën e ngjarjeve muzikore jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjërë
Në dy edicionet e tij, NGOM Fest ka pritur shumë artistë nga Kosova,rajoni dhe bota që kanë performuar në skenat e festivalit në Prizren, ndërsa për suksesin e arritur, festivali është nderuar nga Komuna e Prizrenit me çmimin “Ngjarja më masovike e vitit 2011” dhe “Ngjarja e vitit” për vitin 2012. /Rozafa Kelmendi/Indeksonline/