Lohan takon Topallin në prag të përfundimit të mandatit
TIRANë- Kryetarja e Kuvebndit Jozefina Topalli ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e KE-së në Shqipëri, Helmuth Lohan në prag të përfundmit të mandatit të tij në krye të këtij delegacioni në Tiranë.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi kontributin dhe angazhimin personal të ambasadorit Lohan përgjatë gjithë hapave integrues të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit dhe ambasadori Lohan biseduan mbi sfidat e ardhshme politike, ekonomike dhe integruese.
Ndërkaq ambasadori Lohan tha se, pavarësisht shkëputjes së tij nga Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në vend, me besimin e plotë në integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE.
(m.a/News24/BalkanWeb)