E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva Mula cel sezonin e ri turistik ne TKOB

TIRANë- Sopranoja shqiptare e njohur edhe në skenat botërore, Inva Mula pritet të hapë sezonin e ri artistik, tetor-dhjetor 2010 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Burime pranë TKOB-it konfirmuan sot se "Sopranoja Mula do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në ditët e para të muajit tetor".

Sipas kalendarit artistik në TKOB, sopranoja Inva Mula do të interpretojë në skenën e operës-premierë "Përrallat e Hoffmanit" e Jacques Offenbach.
Sivjet, sezoni artistik do të vijojë me një shfaqje jubile që përkon me 100-vjetorin e lindjes së sopranos shqiptare, Tefta Tashko Koço.

Sopranoja Inva Mula mbylli me sukses sezonin e shkuar operistik me premierën e operës parisiene "Mireille" të kompozitorit francez Charles Gounod, një opera, që u transmetua direkt për herë të parë në historinë e televizionit francez.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›