E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan:Shoqëria civile vuan nga skepticizmi


Organizatat e Shoqërisë Civile kanë probleme serioze për shkak të skepticizmit të qytetarëve lidhur me funksionimin e tyre. Sipas shefit të delegacinit të BE-së në Shqipëri, Helmut Lohan, skepticizimi i përhapur tek qytetarët vjen si pasojë e shqetësimeve në lidhje me qeverisjen e shoqërisë civile pasi të gjithe janë mësuar që ndryshimet të vijne nga lart, por edhe nga niveli i ulët i besimit tek politikë- berësit. Po ashtu Lohan gjatë prezantimit të një raporti për vlerësimin e shoqërise civile të publikuar nga përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe organizatave të Kombeve të Bashkuara, shtoi se këto organizata shihen si burim fitimi nga të dyja palet.
"Axhenda e organizatave të shoqërise civile nxitet nga donatorët. Kështu që duhet të kemi një financim afatgjatë dhe të qendrueshëm të këtyre organizatave. Një prej mungesave kryesore të këtyre organizatave është skepticizmi i qytetarëve në impaktin e shoqërisë civile. Në indeksin e publikuar vihet re se këto organizata duken si burim fitimi. Ndërkohë që duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje impaktit dhe feedbekut", pohoi ai.

Në vendin tonë vetëm 18. 4 përqind e qytetarëve janë anëtarë të organizatave sociale.
Ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë është tepër dyshuese për përfitimet nga këto organizata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›