E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja e pistë

15/02/10 21:25

Jashtë kanë dalë Hakiu dhe Erjoni. Më pas edhe banorët e shtëpisë së re dalin jashtë. Erjoni dhe Hakiu flasin për lojën që banorët e nominuar donin të bënin kudrejt banorëve të tjerë. Kjo e ka prekur shumë Hakiun i cili paralajmëron Ernonin duke marrë shkas edhe nga gabimi i tij me kalimin e gardhit, që të mos i besojë askujt. Pranë gardhit afrohet edhe Seldi. Hakiu i thotë edhe një herë Seldit së ndjehet shumë i zhgënjyer nga ai. Ai nuk e priste që Seldi të reagonte në atë mënyrë (duke e injoruar komplet fjalën e Hakiut). Seldi nga ana e tij i thotë se kjo ishte thjesht një lojë, por që nuk kishte të bënte me atë personalisht. Hakiu tepër i prekur, thotë se ai është dakort që të luajnë, por pret një lojë të pastër, jo një lojë të pistë duke u munduar ti bëjnë keq dikujt.
Në ambjentet e shtëpisë së re djemtë kanë dalë jashtë e teksa pinë cigare flasin për Oltën. Jetmiri është i shokuar nga reagimet e Oltës. Ai thotë se u bë një muaj dhe tashmë po e njeh Oltën se kush është. Për Oltën dhe faktin që Erjoni kaloi gardhin diskutohet edhe në pjesën tjetër të shtëpisë. Seldi tregon reagimet e banorëve të shtëpisë së re kur Olta kishte thënë se Erjoni kaloi Gardhin.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›