Shën Faustini, shqiptarët e njohin pak festën e beqarëve
Pas ditës së Shën Valentinit, pra ditës së të dashuruarve e cila është më datë 14 shkurt, vjen 15 shkurti e cila për shumë qytetar njihet si dita e vetmisë apo e beqarëve e quajtur dita e Shën Faustinit. Megjithatë kjo ditë nuk është se njihet edhe aq shumë nga shqiptarët. Shumë qytetarë mendojnë se kjo ditë është një frymë europiane e cila ka arritur vonë në Shqipëri, e disa të tjerë e konsiderojnë si një ditë që ka lindur mes shakave.
Megjithatë, ndryshe nga Shën Valentini, ditës së Shën Faustinit, i mungojnë trëndafilat, çokollatat e dhuratat e tjera që dhurohen për ditën e të dashuruarëve.