E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja me kapsollen, i vogli ne koma

Rudina Llazari
Nje femije 11-vjecar eshte plagosur rende me nje kapsolle detonatori, ndersa ishte duke luajtur jo shume larg repartit ushtarak, ne fshatin Barbullush te rrethit Shkoder. Nisat D., perfundoi me plage ne pjesen e kokes dhe te duarve ne spitalin e qytetit verior, ndersa, sipas mjekeve, mbremjen e djeshme eshte sjelle ne Spitalin Ushtarak me helikopter, ne gjendje koma dhe me shpresat per ta mbajtur ne jete. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 13:30, kur vogelushi luante se bashku me motren dhe shoket e tij ne rruge. Femijet kane gjetur nje mjet luftarak qe mendohet te jete kapsolle detonatori, e cila u ka shperthyer ne duar. Per fat te mire, nga shperthimi i fuqishem nuk ka pasur femije te tjere te demtuar. I mituri ka humbur dy syte dhe nje pjese te gishtave, ndersa ka kaluar edhe gjendjen e vdekjes klinike. Deri mbreme vone mjeket e kane mbajtur jashte rrezikut per jeten.
Ne vendin e ngjarjes ka shkuar nje grup ekspertesh te komisariatit Shkoder per te hetuar ngjarjen e rende. Ne sallen operative eshte njoftuar per nje shperthim dhe nje femije te plagosur afer repartit ushtarak te Barbullushit, i cili prej disa vitesh nuk e kryen kete funksion. Gjate marrjes ne pyetje te shokeve te te demtuarit dhe te motres, eshte mesuar se ata ktheheshin nga shkolla per ne shtepi. Ndersa kane gjetur mjetin luftarak, nuk e kane menduar se mund t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›