E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shisnin hashash, pranga dy studenteve

TIRANE - Dy studente, te cilet jetonin ne godinen numer 1, ne ambientet e Qytetit Studenti, ne Tirane, jane vene ne prangat e policise per shitje te droges te llojit kanabis sativa, hashash. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burim e zyrtare, te cilat thane se te ndaluarit jane Lazjan Cini, 18 vjec dhe Erdit Hida, 18 vjec, te dy nga Leskoviku. Sipas policise, arrestimi i tyre u krye sepse dy net me pare u kapen ne flagrance, pas nje kontrolli te ushtruar ne dhomen nr. 401, ku u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale sasia prej 19,9 gr lende narkotike e llojit kanabis sativa, 5 cope qese plastike te tejdukshme, qe sherbenin per ambalazhim, 2 aparate celularesh, si dhe shuma e parave prej 3900 lekesh te perfituara nga shitja. Nje jave me pare, po ne Qytetin Studenti, u arrestua nje tjeter student nga Fieri me 20 gr kanabis sativa qe e shiste te klientet e tij.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›