E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojë Domenikës

15/04/10 02:03

Domenika dhe Klodi rrinë shtrirë te kolltukët dhe thërrasin edhe Jonën për të marrë pjesë në bisedën e tyre. E ndërsa ata bisedojnë në sallon afrohen edhe banorë të tjerë, Erioni, Mandi dhe Seldi. Të gjithë bisedojnë me njëri-tjetrin për gjëra të përgjithshme. Në një moment Domenika i kërkon Klodit që ti bëjë masazh dhe kthehet në shpinë. Klodi sapo fillon masazhin i bën me shenjë Seldit që të vijë ai ti bëjë masazh Domit duke u përpjekur që ti pajtojë. Që dje Domi dhe Seldi pas një debati të fortë mes tyre nuk flasin fare. Gjatë kësaj kohe Seldi është afruar, por Domenika i ka qëndruar indiferente dhe vazhdon të mos i flasë. Pas tentativës së dështuar për tu pajtuar me Domin duke i kënduar një këngë romantike, Seldi këtë herë provon me mazashin. Ai shkon dhe zëvendëson Klodin duke i bërë masazh Domenikës e cila kujton se është Klodi ai që po i masazhon shpinën dhe jo Seldi. Këtë lojë e mbajnë edhe banorët e tjerë. Mandi i thotë hë mo Klodo bëji masazh tani. Pas tij Jona i thotë Seldit o Klodo kur do të më bësh mua ndonjë masash. Jona e pyet Domenikën se si i ka duart Klodi (në këtë rast është Seldi në masazh dhe Domenika i përgjigjet flori. Pas disa sekondash Klodi pengohet në një jastëk që është në tokë dhe bërtet. Në këtë moment Domenika kthehet e çuditur që zëri i Klodit i erdhi nga larg dhe shikon që pranë saj është Seldi. Banorët e tjerë qeshin, ndërsa Domenika nuk ndryshon qëndrim ndaj Seldit. Seldi çohet nga vendi ku është ulur pranë Domenikës dhe ulet në një vend tjetër. Pas gjithë kësaj banorët vendosin të luajnë, por Seldi dhe Domenika nuk flasin akoma. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›