E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojëra teatri

Në Teatrin ODA, sot (e premte) promovohet libri “Lojëra Teatri -Për ata që u pëlqen të thonë JO” i autorit britanik Chris Johnston. I pranishëm do të jetë edhe autori i librit, i cili po ashtu do të mbajë edhe një punëtori për të interesuarit.

Sot (e premte), duke filluar në ora 12:00, në Teatrin ODA, bëhet promovimi i librit

“Lojëra Teatri -Për ata që u pëlqen të thonë JO” i autorit Chris Johnston, botim i Teatrit ODA. Ndërsa prej orës 13:00 autori i librit, Chris Johnston, i cili vjen nga Britania e Madhe, do të mbajë një punëtori për të interesuarit.

Përpos punës me grupe të rinjsh, ky libër është udhëzues i shkëlqyeshëm edhe për

punë profesionale të krijimit të shfaqjeve teatrore, për punë profesionale edukative

edhe në nivelin universitar si dhe mund të përdoret për punë tjera me grupe specifike

që duan të përdorin lojën e teatrit si mjet për të arritur efekte psiko-sociologjike.

Chris Johnston është shkrimtar dhe autor shfaqjesh teatrore. Ai ka punuar me të gjitha

llojet e grupeve duke filluar nga të burgosurit e deri te pensionistët, prej të rinjve e deri te aktorët profesionistë.

Ai është bashkëdrejtues i ‘Rideout’, drejtor i Fluxx Theatre Company dhe autor i bestsellerit ‘Shtëpia e Lojërave’ (House of Games) dhe ‘Loja e Improvizimit’ (The improvisation Game) Botimi i këtij libri është pjesë e projektit “Klubet Teatrore të Debatit Kulturor në shkollat fillore” që implementohet nga Teatri ODA në Prishtinë dhe është mbështetur financiarisht nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, libri “Lojëra Teatri -Për ata që u pëlqen të thonë JO” është botuar me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›