E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojerat Olimpike 2012 nis prodhimi i medaljeve

Kur duhen dhe dhjetë muaj nga nisja e Lojrave Olimpike Londër 2012, organizatorët kanë nisur prodhimin e medaljeve. Një skuadër speciale e përbërë nga inxhinier dizajner, teknikë dhe arpunues kanë testuar teknologjinë që do të prodhojë trofetë më të rëndësishëm të sportit botëror me përmasat dhe peshën specifike të tyre. 

4,700 medalje, ari, argjendi dhe bronzi do të jenë të gatshme përpara nisjes së Olimpiadës për 805 ceremonitë e fituesëve gjatë turneut. Duhen dhjetë orë për një medalje, e cila do të shtypet mbi 50 herë nga një presë special, e cila peshon 900 ton. Po ashtu, medalja e arit do të peshojë 400 gram, duke konfirmuar edhe një herë prestigjin dhe madhështinë e kompeticionit Londër 2012.

Organizatorët e turneut më të madh të sportit botëror që do të nisë verën e ardhshme kanë preferuar që ato të jenë  ndryshe nga ato të përdorura në Olimpiadat paraardhëse. Të dizenjuara nga artisti britanik david Ëatkins, medaljet e Londër 2012 do të jenë më të mëdha me një diametër prej 85mm. Sipas organizatorëve medalja simbolizon shpirtin e këtyre Lojrave, ndërsa preferoi që ato të ishin rrethore, ndryshe nga ato të përdorura në Athinë në vitin 2004, të cilat kishin një formë katërkëndore.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›