Serverat e Facebook qendra e re ne Suedi

Rrjeti social Facebook do të ndërtojë qendrën e parë të të dhënave jashtë Shteteve të Bashkuara në Lulea, një zonë në Suedi në afërsi të Rrethit Arktik. Qendra e të dhënave e cila pritet të jetë më e madhja në Europë e kësaj natyre, do të ketë në favor klimën e zonës, ndër më të ftohtat në Suedi për të mbajtur freskët dhjetëra mijëra serverat e saj.
Rrjeti Facebook tha në një deklaratë se kishte zgjedhur këtë zonë për shkak të klimës dhe energjisë së pastër që mund të përdorë atje, edhe pse bëhet fjalë për një vend të humbur, rreth 1 mijë kilometra larg Stokholmit.
Secila nga tre ndërtesat që do të strehojnë serverat e të dhënave do të ketë një sipërfaqe prej 28 mijë kilometrash katrorë. Ndërtimi do të nisë menjëherë dhe do të përfundojë në vitin 2014, duke punësuar 300 persona.
Juli Prifti