E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojerat Olimpike "Peskara 2009", mblidhen federatat

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar, ne kuader te Lojerave Mesdhetare, "Pescara 2009", zhvilloi nje takim pune me sekretaret e Pergjithshem, te te gjitha Federatave Sportive, qe jane pjese e programit te lojerave te veres. Takimi i punes u zhvillua prane zyrave te KOKSH-it, nen drejtimin e perfaqesuesve me te larte te ketij dikasteri, ku u parashtrua puna per disiplinat qe do te konkurrojne, pasi afati perfundimtar per regjistrimin e tyre perfundon me 24 Mars 2009. Sakaq federatat sportive ne vend, prezantuan dhe konfirmuan disiplinat konkrete, me te cilat do te prezantohen ne Lojerat e Mesdheut. Ne fund te mbledhjes eshte percaktuar edhe kalendari i garave, tabela e afateve te procedurave te regjistrimit, kushtet pjesemarrese per cdo disipline, si dhe jane shperndare rregulloret sportive dhe Rregullorja e Pergjithshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›