E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojrat e fatit miratohet drafti i ministrise

Komisioni parlamentar i ekonomise ka miratuar nje draft te propozuar nga Ministria e Financave qe ndryshon serish ligjin e lojrave te fatit.

Ligji i ri ndryshon taksat e lojrave te fatit nga fikse ne perqindje mbi fitimin dhe do te nise te zbatohet fillimisht tek bastet sportive dhe me vone edhe tek lojrat e tjera.

Nga 5 per qind te xhiros do kalojme ne 25 per qind te fitimit sepse tashme i kemi mundesite te vendosim matesit e sakte fiskale shprehet zv/ministri i Financave Alfred Rrushaj. Por deputetet e opozites i kane kerkuar qeverise te sjelle ne Kuvend masa me te ashpra per te kufizuar kete industri qe tashme sipas tyre eshte bere streha e parave te pista.

Ne vitin 2008 sipas te dhenave zyrtare te tatimeve xhiroja e formale e lojrave te fatit ne Shqiperi ishte rreth 100 milione dollare por ekspertet thone se biznesi i kumarit ne vend eshte disa here me i larte se kaq per shkak se nje pjese e mire e tij zhvillohet ne te zeze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›