E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS fakte te reja per kasat

Partia Socialiste ka vijuar te sjelle fakte te reja qe sipas saj deshmojne fitimet korrputive te shitjes se kasave fiskale.

Deputetja Mimi Kodheli ka bere publike cmimet me te cilat kasat jane zhdoganuar ne dogana. Pas ketyre fakteve deputetja socialiste tha qeveria ka dy alternativa. Ose te pranoje se eshte bere evazion ose te pranoje se ka patur perfitime kolosale korruptive theksoi Kodheli.

Por menjehere pas ketyre akuzave ka reaguar Ministria e Financave qe pretendon se kasat kane kosto te tjera vec cmimit te zhdoganimit. Akuzave te socialisteve Ministria e Financave i eshte pergjigjur me kunderakuza. Te na tregoje PS se pse taksimetrat e bashkise zhdoganohen me 13 mije leke dhe shiten me 44 mije leke tha zedhenesja e ministrise.

Qe nga protesta e tregtareve ceshtja e kasave eshte shnderruar tashme ne nje objekt te forte debati me akuza dhe kunderakuza mes opozites dhe qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›