E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtarët, kundër taktikës së Villas-Boas

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas, ka thënë se ka pasur një takim miqësor me lojtarët, të cilët thuhet se e kanë kontestuar taktikën e tij të lojës.

Klubi londinez gjendet në pozitën e pestë në Premierligë pas humbjes 2:0 nga Evertoni, ku paraqitja e Blues ishte më e dobëta e sezonit. Pas asaj humbjeje, lojtarët nuk kishin mbetur të kënaqur me taktikën e portugezit.

Sipas tabloidit Daily Mail, lojtarët janë konfrontuar me menaxherin e tyre dhe e kanë kritikuar atë direkt për taktikën. 34 vjeçari nuk i ka sjellë rezultatet që priste nga ai pronari Roman Abramovich, kur e mori nga Porto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›