‘Greqia s'i përmbush kushtet për kredinë’

Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker tha se takimi i pritur i së mërkurës i ministrave evropianë të financave për të diskutuar pakon e shpëtimit për Greqinë, nuk do të mbahet, pasi sipas tij, Athina duhet edhe më tej t’i plotësojë disa kushte.
Juncker, që kryeson të ashtuquajturin panelin Eurogrup, tha përmes një deklarate se grupi nuk i ka marrë “siguritë e kërkuara politike” nga liderët grekë se do ta zbatojnë programin e masave të ashpra të kursimit, raporton Evropa e Lirë.
Ky ka qenë një ndër kushtet për Greqinë në shkëmbim të marrjes së pakos së shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh.