E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojtari dhune gjyqtarit Nuk gelltiti bilbilin

Një futbollist në divizionet e ulta italiane nuk do të luajë për 20 muaj futboll, i s’kualifikuar pasi tentoi të detyronte gjyqtarin që të gëlltiste bilbilin, pasi u ndëshkua me kartonin e kuq.

Futbollisti në fjalë quhet Andrea Biondi dhe militon në radhët e skuadrës amatore të Alberetas, e krahinës së Firences.

Në një ndeshje kampionati, Biondi u përjashtua për protesta të ekzagjeruara. Në valën e nervozizmit, i shkuli gjyqtarit bilbilin nga qafa dhe ia futi në gojë.

Ai u përpoq ta detyronte arbitrin të gëlltiste bilbilin, por pasi nuk ia doli mbanë u mjaftua vetëm me një të shtyrë që e përplasi përtokë gjyqtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›