Premier liga, java e 23-të

Emocionet e javës së 23-të të premier liges angleze rifillojnë sot me gjashtë takime, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në paketën dixhitale ?Tring?. Pas një serie rezultatesh negative, blutë e Çelsit synojnë të marrin një trepikësh përballë Bllekbernit. Ndërkohë, Mançester Siti, i vendit të dytë, do të presë në shtëpi Uollvsin, për një rezultat pozitiv, që do të vinte seriozisht në garë për titull klubin e sheikëve. Ndërkaq në takimet e tjera, Arsenali do të luaje me Uest Hemin në transfertë, Stok Siti me Boltonin ndërsa Vigani me Fulhamin.
Shpërndaje