E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozat e Dortmund djegin fanellën e Goetze dhe e quajne Juda

Transferimi i Mario Goetze nga Borussia Dortmund për te rivalët e Bayern Munchen, nuk është pritur mirë nga fansat e “Kanarinave”.

Ultrasit e Dortmund kanë reaguar menjëherë pas lajmit të bujshëm duke djegur fanellën e talentit gjerman.

Klubi i Borussia Dortmund është fyer edhe në rrjetet sociale nga tifozët e tij, ndërsa në fanellën e tij është vendosur emri Juda.

Transferimi i Goetze dhe reagimi i tifozëve vijnë në një ditë shumë të rëndësishme për Borussia Dortmund, pasi sot ata luajnë ndeshjen e vitit përballë Real Madrid.

Më të lumturit me këtë situatë sigurisht që janë “Los Blancos”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›