Itali, vleresime per koreografen shqiptare te gjimnastikes

Prej pak muajsh ajo eshte koreografja e kombetares italiane te gjimnastikes ritmike dhe duket se i ka sjelle fat ekipit, pas zhgenjimit te madh ne Lojerat Olimpike te Pekinit ne vitin 2008. Klarita, ose Klara siç e therresin, ka lindur nga nje familje me origjine boshnjake me banim ne Tirane, ku ka hedhur edhe hapat e pare ne fushen e baletit.
Pas diplomimit ne Rusi, ajo ka marre pjese ne trupat e teatrit te Baku, Torino, Verona, Sarajeve e Tirane si balerine e pare. Por endrra e saj shua papritur pas nje problemi ne gjurin e djathte, gje qe e detyroi te lere kercimin, por jo baletin.
Tashme koreografe e afirmuar, Klarita Kodra, me banim ne Itali prej vitit 2000 eshte krijuesja e piruetave dhe levizjeve plot harmoni qe çuan Italiane dy here ne podiumin me te larte.