E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër 2012, eliminohet xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi

Gazeta Shqip

Majlinda Kelmendi, xhudistja kosovare që për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike, u eliminua në 1/8 e finales, nga konkurrentja nga Mauritania.

Xhudistja kosovare, e cila në Olimpiadë përfaqëson Shqipërinë, në rrethin e parë mundi finlandezen Jana Sundberg, duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales.

Me gjithë përpjekjet për të mbrojtur flamurin kosovar në këto lojëra, kjo nuk u realizua për shkak të refuzimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që Kosova të marrë pjesë si shtet në Olimpiadë. Komiteti nuk ka pranuar as që Kelmendi të përfaqësohet me flamur neutral olimpik. Kelmendi mund të thuhet ishte shpresa e vetme që Shqipëria të kthehej nga Lojërat Olimpike me një medalje.

29 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com

Londër 2012, eliminohet xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›