E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër 2012, sportistja saudite rrezikon Olimpiadën për shkak të shamisë

Gazeta Shqip

Uodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani në aeroportin e Londrës

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik është në bisedime me Komitetin Olimpik të Arabisë Saudite dhe të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi mbajtjen e shamisë myslimane gjatë konkurrimit në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Londër.

Mosmarrëveshja mund ta pengojë femrën e parë nga Arabia Saudite që të konkurrojë në Olimpiadë gjatë kësaj jave. Uodjan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani është regjistruar të premten për të konkurruar në xhudo në kategorinë mbi 78 kilogramë.

Por, babai i saj tha për gazetën El Watan se ajo do të konkurrojnë vetëm duke mbajtur hixhabin, një shami tradicionale myslimane. Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e refuzon këtë, duke thënë se kjo është kundër rregullave dhe është shumë e rrezikshme.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka shpenzuar muaj të tërë lobimi për ta bindur Arabinë Saudite që ti lejojë femrat të konkurrojnë në Olimpiadë. Në qershor, autoritetet saudite hoqën ndalesën e tyre ndaj femrave që konkurrojnë në Lojërat Olimpike.

31 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Londër 2012, sportistja saudite rrezikon Olimpiadën për shkak të shamisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›