E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer Bolt ne finalen e 200 metrave

Usain Bolt kaloi në finalen e vrapimit 200 metra për meshkuj, ku do të ketë një përballje të vështirë me partnerin e tij të stërvitjes xhamajkanin tjetër Yohan Blake.

Kampioni olimpik në fuqi fitoi gjysmë-finalen e dytë në 20.18 sekonda, duke arritur të shkëputet dhe më pas në fund pranë finishit të ngadalësojë.

Bashkëpatrioti i tij Blake arriti të fitonte gjysmëfinalen e parë parë në 20.01 sekonda duke lënë prapa amerikanin Uallace Spearmon, ndërsa Churandy Martina fitoi të tretën me 20.17 sekonda.

“Unë jam gati. Ky është eventi im i preferuar, kështu që po shoh para. Unë e di se cfarë jam në Londër 2012Londër 2012, SHBA dominon atletikën Isinbayeva: Dua medaljen e artë në RioVdes fansi më i madh i Olimpiadës gjendje të bëj, kështu që nuk dyshoj kurrë tek vetja”, tha Bolt pas garës.

Gjithsesi rekordi i tij olimpik në Pekin 2008 prej 19.30 sekondash mund të vihet në rrezik nëse Blake arrin kohën e tij më të mirë prej 19.26 sekondash.
Londër 2012
Londër 2012, SHBA dominon atletikën
Isinbayeva: Dua medaljen e artë në Rio
Vdes fansi më i madh i Olimpiadës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›